Brisa. Udha kah Suksesi.
Brisa, prodhuesi më i madhë i gomave në Turqi dhe prodhuesi i gjashtë më i madhë në Europë, posedon arritje të pranuara në pazarin ndërkombëtar në fushën e menaxhimit kualitativ dhe kënaqjes së plotë të myshterive të vet dhe vazhdon me ndërtimin e ardhmërisë së vet në këtë kahje.
Lassa është krijuar në vitin 1974 nga ana e Grupacionit Sabanxhi (Sabancı Group), konglomeratit prijës industrial në Turqi dhe filloi me prodhim në vitin 1978. Duke iu përgjigjur zhvillimeve në industrinë botërore të gomave, Grupacioni Sabanxhi (Sabancı Group) dhe Korporata Brixhstoun (Bridgestone Corporation) nga Japonija lidhën partneritet në vitin 1988. Kompanija e re, BRISA Bridgestone Sabancı Tyre Manufacturing and Trading Inc, përfaqësonte investimin më të madhë Japonez në Turqi. Sinergjia nga partneriteti i mundësoi kompanisë rritjen e kapacitetit dhe asortimanit të prodhimeve si Lassa edhe Bridgestone. Gomat e prodhuara nga Brisa kanë ISO 9001: 2000 Quality Management Standards, ISO/TS 16949: 2002 Automotive Industry Quality Management Systems Technical Specification, ISO 14001: 2004 Environmental Management Standards and Customer Specific Requirements. Praktika e suksesshme në udhën e saj kah shkëlqyeshmëria i solli Brisës shumë shpërblime vendase dhe ndërkombëtare. Ndër këto marrin pjesë Shpërblimi për Kualitet Kombëtar, i fituar në Turqi në vitin 1999, i cili bazohet mbi kriteret e vendosura nga ana e Fondacionit Europian për Menaxhim Kualitativ. Në vitin 1996 Brisa e fitoi "Shpërblimin prestigjioz për Kualitet Europian" gjatë pjesëmarrjes së vet të parë. Brisa i shet prodhimet e veta prodhuesve të automjeteve dhe pjesëve në mbi 40 shtete, kryesisht Europiane. Brisa - Lassa tani është në Maqedoni.